Çfarë ofrojmë?
Onovo sjell në treg suplemente premium, të prodhuara në SHBA, të certifikuara dhe të bazuara në studime shkencore.
Suplementet tona janë një kombinim vitaminash, mineralesh dhe ekstraktesh bimore në një formulë të vetme, duke mbështetur procesin e tretjes, imunitetin, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe mirëqenien e përgjithshme.
Përbërës të cilësisë së lartë
Formula të avancuara të mbështetura nga shkenca
Përfshirja e disa vitaminave në një tabletë të vetme
Pa gluten, OMGJ dhe aditivë të panevojshëm
Misioni
Misioni ynë është të ndihmojmë njerëzit të jetojnë një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë duke ofruar suplemente inovative dhe dieta të sigurta. Vizioni ynë është të bëhemi liderë në industrinë e suplementeve në Shqipëri dhe rajon, duke ndërgjegjësuar komunitetin tonë për rëndësinë e shëndetit.
Tek Onovo, ne bashkëpunojmë me një ekip ekspertësh të shëndetit, duke përfshirë mjekë dhe farmacistë, nutricionistë me eksperiencë, të cilët garantojnë që suplementet tona janë të sigurta, efikase dhe të mbështetura nga shkenca.
Ja kush punon në qetësi me efiçencë dhe produktivitet.
Dr. Lindita Myzyri
Obstetër-Gjinekologe
Dr. Asime Aliaj
Mjeke e Përgjithshme
Dr. Arta Mëzezi
Pediatër
Arnisa Nuna
Farmaciste
Keti Bardhi
Doktoresha e Shkencave Farmaceutike & Mjekësisë Molekulare në USA
Vizioni
Me dekada përvojë në mjekësi dhe farmaci, ekipi ynë punon çdo ditë për të sjellë zgjidhje inovative për mirëqenien tuaj. Ata luajnë një rol kyç në:
Këshillimin e klientëve
Duke ndihmuar klientët të zgjedhin suplementin e duhur për ta.
Edukimin mbi shëndetin
Përmes videove informative, artikujve dhe eventeve ndërgjegjësuese.
Sigurimin e cilësisë
Duke ndjekur standardet më të larta farmaceutike dhe certifikimet ndërkombëtare.
4 Arsyet për të zgjedhur suplementet tona
SIGURI DHE TRANSPARENCË
Suplementet tona janë të certifikuara dhe përmbajnë përbërës natyralë, të testuar dhe të sigurt për organizmin tuaj.
PRODHUAR DHE CERTIFIKUAR NË AMERIKË
Çdo suplement është zhvilluar me kujdes nga ekspertë të fushës mjekësore, duke u bazuar në studime shkencore dhe nevojat e trupit.
100% EFIKASITET
Falë teknologjisë së avancuar të përpunimit dhe prioritizimit të dozave, formës & burimit, suplementet tona përthithen dhe ofrojnë rezultate shpejt.
MBËSHTETJE PËR NJË STIL JETESE TË SHËNDETSHËM
Pavarësisht nëse keni nevojë për energji, imunitet më të fortë, kujdes për flokët apo përmirësim të tretjes, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju.