Shipping policy
Dërgesa, Transporti dhe Pagesat
ONOVO realizon dërgesa në të gjithë territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe në vendet e Europës.
1. Dërgesat në Shqipëri
Pas konfirmimit të porosisë, ajo përgatitet dhe dërgohet sipas këtyre afateve:
-
Tiranë: Brenda 24 orëve;
-
Qytetet e tjera të Shqipërisë: Brenda 48 orëve.
Tarifat e transportit
-
Tiranë: 200 lekë;
-
Qytetet e tjera: 200 lekë;
-
Transport falas në Shqipëri: Për porosi mbi 3,900 lekë.
2. Dërgesat në Kosovë
Porositë për në Kosovë përgatiten dhe dërgohen brenda 6–7 ditëve.
-
Tarifa e transportit: 6 euro.
3. Dërgesat në Europë
Porositë për në vendet e Europës përgatiten dhe dërgohen brenda 15–20 ditëve.
-
Tarifa e transportit: Duke filluar nga 10 euro;
-
Tarifa përfundimtare mund të ndryshojë në varësi të peshës së porosisë dhe destinacionit.
Afatet e mësipërme nuk përfshijnë të dielat, festat zyrtare dhe rastet e jashtëzakonshme kur, për shkaqe madhore ose rrethana jashtë kontrollit tonë, respektimi i tyre bëhet i pamundur.
4. Pakot e dëmtuara gjatë transportit
Nëse pakoja juaj mbërrin e dëmtuar si rezultat i transportit, ju lutemi:
-
Ruani kutinë e transportit;
-
Ruani produktet ONOVO dhe paketimin e tyre origjinal;
-
Fotografoni pakon, paketimin dhe produktet e dëmtuara;
-
Na kontaktoni sa më shpejt të jetë e mundur.
Në email duhet të përfshini numrin e porosisë dhe fotot e dëmtimit.
Email: info@onovopharma.al
5. Mënyrat e pagesës
Porosinë tuaj mund ta paguani nëpërmjet këtyre mënyrave:
-
Me para në dorë, në momentin e dorëzimit;
-
Me kartë bankare, gjatë përfundimit të porosisë online.
Mënyrat e disponueshme të pagesës do t’ju shfaqen gjatë procesit të përfundimit të porosisë.
6. Siguria dhe cilësia e produkteve
ONOVO garanton standarde të larta cilësie për produktet e tregtuara në faqen tonë online.
Suplementet dhe vitaminat janë të prodhuara dhe certifikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me standardet dhe legjislacionin përkatës amerikan dhe shqiptar.
7. Siguria e të dhënave personale
ONOVO mbledh, ruan dhe përpunon të dhënat personale të klientëve në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Të dhënat përdoren kryesisht për:
-
Përpunimin dhe dorëzimin e porosive;
-
Përmirësimin e cilësisë së shërbimit;
-
Komunikimin me klientin lidhur me porosinë;
-
Dërgimin e informacioneve ose ofertave, vetëm kur klienti ka dhënë pëlqimin e tij.
Të dhënat personale mund t’u komunikohen kompanive të transportit ose partnerëve të tjerë vetëm kur kjo është e nevojshme për realizimin e porosisë ose kur klienti ka dhënë miratimin paraprak.
Nëse krijoni një llogari në faqen tonë, jeni përgjegjës për ruajtjen konfidenciale të fjalëkalimit. Nëse mendoni ose dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, duhet të na njoftoni menjëherë.
Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikën tonë të Privatësisë.
8. Si të porosisni?
Porositni në katër hapa të thjeshtë:
-
Gjeni produktin që dëshironi dhe klikoni “Shto në shportë”.
-
Në panelin që hapet, zgjidhni të vizitoni shportën ose të vazhdoni drejtpërdrejt me përfundimin e porosisë.
-
Kontrolloni produktet dhe sasitë në shportë, më pas klikoni “Vazhdo me pagesën”.
-
Identifikohuni nëse keni një llogari ose plotësoni të dhënat tuaja nëse jeni klient i ri. Në fund, konfirmoni porosinë.
Pas përfundimit me sukses, do të merrni konfirmimin e porosisë me të dhënat përkatëse.