Anemia është një ndër gjendjet shëndetësore më të zakonshme sot. Sidomos tek gratë, fëmijët dhe personat me dietë të varfër në hekur. Madje ndodh shpesh që simptomat e saj fillestare nënvlerësohen. Pse? Ngatërrohen me lodhjen e zakonshme apo stresin e përditshëm. Por në të vërtetë, anemia është një sinjal i qartë se trupi nuk po merr mjaftueshëm hekur ose nuk po arrin ta përthithë siç duhet.
Anemia nga mungesa e hekurit është lloji më i shpeshtë dhe shpesh kërkon trajtim të posaçëm. stil quote
Çfarë është anemia dhe pse ndodh?
Anemia ndodh kur trupi ka më pak rruaza gjaku të shëndetshme ose kur këto qeliza nuk kanë mjaftueshëm hemoglobinë, që është proteina që transporton oksigjenin nëpër trup. Si rezultat, indet dhe organet nuk furnizohen siç duhet me oksigjen, duke shkaktuar simptoma si:
-
Lodhje e vazhdueshme
-
Zbehje e lëkurës
-
Rrahje të shpejta zemre
-
Marrje mendsh
-
Frymëmarrje të vështirësuar edhe pas lodhjes më të lehtë
-
Ulje të përqëndrimit
Simptomat e anemisë shpesh ngatërrohen me lodhjen apo stresin, por mungesa e hekurit është shkaku më i zakonshëm.
Shkaqet kryesore të anemisë
Në vetvete anemia nuk është një sëmundje. Ajo është një gjendje që shpesh lidhet me faktorë të ndryshëm shëndetësorë dhe të mënyrës së jetesës. Shkaku më i shpeshtë është mungesa e hekurit në organizëm. Hekuri është një mineral thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, që i jep gjakut ngjyrën e kuqe dhe lejon transportin efikas të oksigjenit drejt çdo qelize të trupit. Kur niveli i hekurit është i ulët, trupi nuk është në gjendje të prodhojë mjaftueshëm rruaza gjaku. Gjë që sjell lodhje të vazhdueshme dhe rënie të imunitetit.
Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm është humbja e gjakut, që mund të ndodhë në mënyrë të menjëhershme pas aksidenteve apo ndërhyrjeve kirurgjikale. Por edhe në mënyrë të vazhdueshme e të fshehtë, siç ndodh shpesh me gjakderdhjen menstruale të bollshme tek gratë, problemet gastrointestinale (ulçera, polipe, hemorroide) apo gjakderdhjet e brendshme që shpesh kalojnë pa u vënë re për një kohë të gjatë.
Një shkak tjetër i shpeshte është problemi me përthithjen e ushqyesve, sidomos në rastin e sëmundjeve të aparatit tretës si sindroma e zorrës së irrituar, sëmundja celiake, sëmundja e Crohn-it, ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale si bypass gastrik. Edhe nëse dieta përmban hekur apo vitamina të mjaftueshme, trupi nuk arrin t’i përthithë dhe t’i shfrytëzojë ato siç duhet.
Gjithashtu, mungesa e vitaminës B12 dhe acidit folik është një shkak i rëndësishëm i anemisë, sidomos te personat që ndjekin dieta shumë të kufizuara (si dieta vegane pa suplemente), te gratë shtatzëna, dhe te të moshuarit që shpesh kanë ulje të përthithjes së këtyre vitaminave për shkak të ndryshimeve fiziologjike të moshës. Këto vitamina janë të domosdoshme për formimin e qelizave të reja të gjakut dhe pa to trupi nuk arrin të mbajë numrin e duhur të tyre.
Në shumë raste, anemia është rezultat i një kombinimi faktorësh, prandaj diagnostifikimi dhe ndjekja e një trajtimi të saktë, që përfshin si suplementin Oviron ashtu edhe rregullimin e stilit të jetesës, janë hapat kyç për rikuperimin e plotë.
Rëndësia e suplementit Oviron në trajtimin e anemisë
Kur kuptohet që individi ka anemi, një nga hapat kryesorë është plotësimi i nevojës së trupit për hekur. Kjo realizohet më së miri me anë të suplementeve të specializuara, që mundësojnë rritjen e niveleve të hemoglobinës në mënyrë graduale dhe të sigurt.
Oviron është një ndër suplementet më të rekomanduara për trajtimin e anemisë. Falë përbërjes së tij të balancuar, Oviron ndihmon në:
-
Rritjen e niveleve të hekurit në gjak
-
Rikthimin e energjisë dhe forcës fizike
-
Mbështetjen e formimit të qelizave të gjakut
-
Përmirësimin e oksigjenimit të organizmit
-
Nuk e dëmton stomakun pasi është në formë xheli
Pas përfshirjes së Oviron në dietën tënde do shikosh një përmirësim gradual të simptomave dhe rritje të ndjeshme të energjisë, duke ndihmuar organizmin të rikthehet në balancë.
Përfundim
Anemia ndikon shumë në cilësinë e jetës tënde, por është një gjendje që trajtohet lehtësisht nëse diagnostikohet dhe menaxhohet në kohë. Duke kryer analizat e nevojshme, të krijuarit një dietë të pasur me hekur si dhe ndihmën e suplementeve si Oviron, organizmi rikthen forcat dhe vitalitetin shumë më shpejt.
Mos e injoro lodhjen, zbehjen apo marrjen e mendve. Trupi yt mund të jetë duke kërkuar ndihmë.Ti duhet ta dëgjosh e të veprosh!