Çfarë është menopauza? Një fazë natyrale në jetën e çdo gruaje. Kjo fazë shënon fundin e ciklit menstrual dhe uljen e prodhimit të hormoneve estrogjen dhe progesteron. Kjo zakonisht ndodh midis moshës 45 dhe 55 vjeç, megjithëse me ndryshimet në ushqime dhe prezantimin e OMGJ-ve, mund të themi se shumë gra tani e përjetojnë që në moshën 40 vjeç. Diagnoza e menopauzës jepet kur një grua nuk ka pasur menstruacione për 12 muaj radhazi.
Pse ndodh menopauza?
Menopauza është një proces biologjik i lidhur me moshën. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë dhe menopauza afron te gratë. Gjatë viteve që janë primare për riprodhimin, vezoret prodhojnë hormone që rregullojnë ciklin menstrual. Ama me kalimin e kohës, funksioni i vezoreve fillon të ulet dhe prodhimi hormonal zvogëlohet, duke çuar në ndërprerjen e ovulimit dhe, për rrjedhojë, në menopauzë. Përveç faktorëve natyralë, menopauza mund të ndodhë më herët për shkak të faktorëve si ndërhyrjet kirurgjikale (si heqja e vezoreve), trajtimet e kancerit (kimioterapia dhe rrezatimi), apo çrregullimet autoimune.
A mund të parandalohet menopauza?
Është e pamundur të parandalohet, sepse siç thamë më sipër është një pjesë e natyrshme e ciklit jetësor të gruas. Megjithatë, mënyra se si përballohet kjo fazë e jetës përmirësohet nga stili i jetesës dhe kujdesi për shëndetin. Disa hapa të rëndësishëm për të menaxhuar më mirë simptomat e menopauzës përfshijnë:
-
Një dietë e shëndetshme. Konsumimi i ushqimeve të pasura me kalcium, vitaminë D dhe omega-3 ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe zemrës.
-
Një rutinë ku përfshihet aktiviteti fizik. Ushtrimet ndihmojnë që të shtosh sa më pak në peshë, përmirësimin e gjumit dhe rritjen e humorit.
-
Një mënyrë për të menaxhuar stresin. Teknikat si joga, meditimi dhe frymëmarrja e thellë ndihmojnë në lehtësimin e simptomave emocionale.
-
Një vetëkujdesje me anë të mjekimeve dhe suplementeve. Asistenca për hormonet ndihmon në rastet e simptomave të rënda, ndërsa çajrat bimore dhe suplementet lehtësojnë konsiderueshëm shqetësimet dhe të ndihmojnë të jetosh sa më mirë.
Cilat suplemente të marr për menopauzën?
Ne të rekomandojmë një kombinim që 98% e grave ju është ndryshuar jeta. Kombinimi për të cilin po flasim është Axonol, Somax & Flexonorm. Është koha t’i thuash lamtumirë disa ‘miqve’ të pakëndshëm si afshet natën, luhatjet e humorit, harresave të përditshme dhe hutimeve. Si dhe të parandalosh rrezikun e sëmundjeve të kockave si osteoporoza, apo dhe artriti.
Të jesh në menopauzë nuk do të thotë ta kalosh jetën në autopilot dhe të bëhet ç’të bëhet. Ti meriton të jetosh sa më mirë dhe pa shqetësime. Je lodhur, ke punuar, ke rritur fëmijët, je kujdesur për prindërit. Është koha që të kujdesesh për veten. Na shkruaj nëse ke ndonjë shqetësim tjetër, që doktorët tanë të të sugjerojnë dhe ndonjë suplement shtesë.
Konkluzioni
Pra menopauza është një ndryshim i pashmangshëm në jetën e gruas. Por nuk duhet të shihet si një fund i mirëqenies ose dhe vetë jetës. Me informacionin e duhur, kujdesin ndaj shëndetit dhe mbështetjes mjekësore kur është e nevojshme, kjo fazë kalohet me qetësi dhe pozitivitet. Çelësi për ta arritur këtë është përshtatja dhe mirëmbajtja e një stili jetese të balancuar për të ruajtur shëndetin dhe cilësinë e jetës. Si dhe kontrollet mjekësore dhe mbështetja e dietës dhe rutinës tënde me suplementet e duhura.