Shtatzënia: Një Udhëtim i Bukur, që Ndonjëherë Fillon me Sfidë

Shtatzënia: Një Udhëtim i Bukur, që Ndonjëherë Fillon me Sfidë

Shtatzënia është një ndër momentet më emocionuese dhe të paharrueshme në jetën e një gruaje. Shënon fillimin e një kapitulli të ri, plot dashuri, pritshmëri, përgjegjësi dhe kujdes të veçantë. Por, ka raste që rruga drejt saj shpeshherë është më sfiduese nga sa mund të imagjinohet.


Vështirësitë për të mbetur shtatzënë 

Fatkeqësisht është një realitet më i zakonshëm nga ç’mendohet. Edhe pse Shtatzënia është një proces natyral, shumë çifte hasin vështirësi për ta arritur këtë moment të shumëpritur. Statistikat tregojnë se rreth 1 në 8 çifte kanë probleme me fertilitetin, duke e bërë këtë një sfidë shumë më të zakonshme.

Shkaqet që ndikojnë janë të ndryshme dhe shpesh të ndërlikuara. Mosha është një faktor kyç, sidomos për gratë mbi moshën 35 vjeçare, ku probabiliteti i konceptimit natyral fillon të ulet ndjeshëm. Përveç moshës, çrregullimet hormonale, ovulimi i parregullt, cilësia e spermës, bllokimi i tubave fallopiane, sindroma e vezoreve policistike (PCOS), endometrioza dhe sëmundjet autoimune janë vetëm disa nga faktorët që mund të pengojnë konceptimin.

Një tjetër ndikim i madh, shpesh i nënvlerësuar, është stili i jetesës. Një dietë jo e balancuar, mungesa e aktivitetit fizik, stresi i lartë, mungesa e gjumit cilësor, përdorimi i alkoolit, duhanit apo kafesë, janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin riprodhues. Dhe kur pritjet fillojnë të zgjasin më shumë se vetë parashikimi, vjen edhe një presion emocional tek çifti. Ky presion gjithashtu ndikon negativisht në procesin e konceptimit.


Çfarë bëjnë zakonisht çiftet kur përballen me këto sfida?

Në momentin që vërehet se Shtatzënia nuk po ndodh pas disa muajsh përpjekjeje, shumica e çifteve zgjedhin të kërkojnë ndihmën e një specialisti të fertilitetit. Kjo është një hap i rëndësishëm, pasi mjekët ndihmojnë me analizat e duhura për të kuptuar nëse problemi lidhet me faktorë hormonalë, fizikë apo gjenetikë.

Përveç diagnozës mjekësore, çiftet shpesh marrin këshilla për të ndryshuar stilin e jetesës. Këshilla si një dietë e pasur me vitamina, proteina dhe minerale, një regjim më aktiv, largimi nga zakone të dëmshme si duhani,alkooli apo kafeja e tepërt. Dhe mbi të gjitha nga ato, eliminimin e stresit, që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në ekuilibrin hormonal.

Një pjesë e rëndësishme e këtij procesi është edhe përgatitja e organizmit me anë të suplementeve të duhura. Ato ndihmojnë trupin të krijojë kushtet optimale për një shtatzani të shëndetshme. Kjo përgatitje nuk ndihmon vetëm në konceptim, por edhe në zhvillimin e embrionit në fillim fare, i cili është jashtëzakonisht i ndjeshëm gjatë javëve të para të shtatzanisë.


Rëndësia e suplementeve në përgatitjen për shtatzani

Suplementet kanë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e organizmit për këtë periudhë të veçantë. Disa që ju rekomandojmë janë:

  • Axonol. Suplement që ul stresin dhe ankthin te nënat e ardhshme. Duke zhdukur një nga faktorët e dëmshëm që ndalojnë konceptimin, procesi i të ngelurit shtatzanë bëhet më i lehtë.

  • Folacina. Suplement i domosdoshëm sepse përmban acidin folik. Ai parapërgatit trupin për shtatzani duke forcuar shëndetin e zemrës së nënës, ofron lëndët ushqyese të nevojshme dhe ndihmon në krijimin e fetusit.

  • Calcinov. Suplement që ndihmon në përthithjen e kalçiumit në organizëm. Gjatë shtatzanisë dendësia kockore ulet, si pjesë e procesit natyral të shtatzanisë dhe ky suplement ju ndihmon ta minimizoni. Përtej kësaj mund t’ia jepni bashkëshortit për të ndihmuar në forcimin e spermës së tij.

Konkluzion

Rruga drejt shtatzanisë mund të ketë sfida, por me kujdesin e duhur mjekësor, me një jetese të shëndetshme dhe me ndihmën e suplementeve të duhura si Axonol, Folacina dhe Calcinov, shumë gra arrijnë ta realizojnë ëndrrën e tyre për t’u bërë nëna. Çdo hap i vogël drejt këtij qëllimi është një hap më pranë një fillimi të ri.